shtator 19, 2011 11:00
Agjencia për Barazi Gjinore me 23/24 Shtator mbajti Konferencën:Fuqizimi i Grave në Vendimmarrje - Kosova në Rrugën e Aderimit në

Organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore ka zhvilluar punimet  Konferencën :Fuqizimi i Grave në Vendim marrje - Kosova në Rrugën e Aderimit në Bashkimin Evropian23 -24 shtator Prishtinë ,
 
Në fjalën hyrëse Shqipe Krasniqi u.d kryeshefe ekzekutive, theksoi  se nevoja për organizimin e kësaj konference doli nga Programi i Kosovës për Barazi Gjinore dhe Planit te Veprimit për partneritet evropian dhe se çështjet gjinore janë te precizuara në kriteret politike,  dhe si te tilla kërkojnë vëmendje te përhershme politike.

Me këtë rast Edita Tahiri, Zëvendëse Kryeministre e Qeveris se Republikës se Kosovës,  diskutoi për  përfaqësimin gjinorë në institucionet e Kosovës, duke theksuar se Republika e Kosovës edhe pse një shtet i ri ka  arritje të dukshme. Zëvendëse Kryeministre  theksoi se Kosova është  shteti i parë në rajon qe ka nje femër ne krye te shtetit, mirëpo  duhet të inkurajohen ende gratë që të jenë më aktive dhe insistuese, në mënyrë që të përfaqësohen në vendimmarrje .

 

Konferencën  e përshëndeti ne emër te Presidentes së republikës së Kosovë, znj. Ariana Qosaj- Mustafa këshilltare Politike e Presidentes e cila foli për rëndësinë e rolit të grave në procesin e ndërtimit të shtetit dhe rëndësinë e zbatimit të legjislacionit që promovon barazinë gjinore, me theks të veçantë Rezoluta 1325 .” Me më shumë investime në arsimim, shëndetësi dhe fuqizimin ekonomik të grave, ne do të sigurojmë tejkalimin e sfidave që gratë të jenë më prezente në proceset publike dhe shtet-ndërtuese të Kosovës” vazhdoi znj Qosaj.  Po ashtu ajo ceki rolin e rëndësishëm të Agjencisë për Barazi Gjinore e cila duhet të përkrahet si mekanizëm institucional që promovon barazinë gjinore.

 

Khaldoun  Sinno ,Ud. Shef,Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian  theksoi se barazia gjinore është njeri nga kriteret kryesore te secilit shtet demokratikë që synon anëtarësimin në BE  dhe prezantoi projektet e KE për vitin 2012 për çështjet gjinore.

 

Robert Bosch – Ambasadori i Holandës në Kosovë prezantoi përvojën Holandeze të barazisë gjinore, si dhe përkushtimin e Holandës në fuqizimin e grave në Kosovë përmes projekteve të financuar nga shteti Holandez të dedikuara për shoqërinë civile dhe të tjerë.

 

Ndërsa Edward P.Joseph, Zëvendës-Ambasador, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në  Evropë, Misioni në Kosovë, tregoi për projektet e zhvilluara nga kjo organizatë  për mekanizmat gjinor në nivel lokal dhe qendror duke theksuar domosdoshmërinë e demokratizimit brenda partive politike.

 

 Filloreta Kodra Zëvendëse Ministre, Ministria e Punës dhe e Shanseve të Barabarta Zëvendëse Ministre nga Shqipëri,  dhe zt. Ferhat Dinosha, Ministër për të drejtat e njeriut dhe minoritetet në Malit të Zi , folën  për historikun e çështjeve gjinore në shtetet e tyre duke ofruar të dhëna për përfaqësimin e grave dhe burrave në institucionet publike të shteteve përkatëse si dhe  legjislacionin  i cila mbron Barazinë Gjinore,

Filloreta Kodra  theks te veçante i kushtoj  medies e cila sipas saj ndikon shume ne emancipimin e gruas dhe shoqërisë dhe respektimin  e barazisë gjinore , një nga faktorët kryesore te fuqizimit te gruas.Ajo prezentoi edhe politikat gjinore te  Shqipërisë ne rrugën e aderimit ne BE si dhe projekte e BE ne Shqipëri.

 

Teuta Sahatqiu Deputete e Kuvendit të republikës së Kosovës dhe Kryetare e Bordit të Grave Deputetet foli për balancën gjinore në institucionet publike, demokratizimin brenda partive politike, si dhe për rolin e medieve në fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe hapësirën e pakët që ju ofrohet grave për prezantimin e kontributit të tyre . Konferenca u përmbyll diten e pare  me raportin mbi auditimin gjinore te projekteve të BE në Kosovë, nga   Luljeta Vuniqi – Drejtoreshë e Qendrës për Studime Gjinore.

 

Dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare në temën “Fuqizimi i Grave në Vendimmarrje - Kosova në Rrugen e Aderimit në Bashkimin Evropian ka vazhduar me prezantimin  kumtesave.
Në sesionin e parë në temën Barazia Gjinore në Akademi ka prezantuar  Besim Bokshi, Kryetar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës ne fjalën e tij zt.Bokshi beri prezantimi e procedurave  ligjore për tu bere anëtarë i akademisë , pastaj vazhdoj me një historike te shkurte lidhur me kandidaturat femra ne këtë akademi dhe ne vazhdim ai foli lidhur me programet te cilat do te ndikojnë në fuqizim e barazisë gjinore Zt.Bokshi potencoj se Këshill Kombëtare i Shkencës ka hartuar një projekt për ngritjen e shkencës i cili pritet te zhvillohet ne Kosovë ku pritet te përfitoj dhe barazia gjinore .

 

Ne vazhdim te Konferencës Fatmir Qollakaj Prodekan Fakulteti Juridik , Universiteti AAB, është paraqitur me kumtesën” Inkurajimi  dhe Promovimi i Performancës së mirë si Shembje e Stereotipave mbi Gratë”. Kumtesa e tije është përmbledhur ne katër pika e para :qasja internacionale mbi gratë e bazuar ne mentalitetin patriarkal e dyte: kufizimi dhe standardet si institucionalizim për shanse te barabarta e treta: avancimi i gruas ne shoqëri si index i emancipimit politik dhe e fundit inkurajimi dhe promovimi i preformancës se mire si shembje te sterotipeve Gjinore .

Me titull “Mediat dhe Roli i tyre ne Fuqizimin e Grave” është paraqitur  Afërdita Saraqini Kelmendi— ajo vuri theksin se media ne një shoqëri mund te ndikoj ne ndryshimet ne  shoqëri, ne politike dhe ne  ekonomi, ne këtë kontekst promovimi i  barazia gjinore mund te ndodhe nëse ka vullnet te mire theksoj Znj.Saraqini  ajo vazhdo me një prezantim te  historikut  te medieve, rolit  dhe te arriturave te medias ne Kosove sa i përket  prezantimit te çështjeve gjinore.

Kumtesat tjera me   temë ‘’ Gjuha dhe Modelet Gjinore ne Kurrikulen e Sotme “ e ka lexuar Sazana Çapriqi   ndersa përfshirja eÇështjeve Gjinore ne Akademi” e prezantoj  Alison Woodward,  Universiteti Vrije, Belgjikë poashtu me kumtesë u paraqite dhe Drita Kadriu, Këshilltare, Ministra e Arsimit,Shkencës  dhe Teknologjisë .