nëntor 25, 2016 15:16
ABGJ ka hapur fushatën 16 Ditëve të Aktivizimit  me Raportin  Final për Zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e  Kombeve të Bashkuara 1325

Me rastin  e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministri ka shënuar hapjen e kësaj fushate me prezantimin e   Raportit Final për Zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e  Kombeve të Bashkuara 1325.

Znj. Edi Gusia u.d. e Kryeshefes Ekzekutive  të Agjencisë për Barazi Gjinore, pasi i uroji mireseardhjen pjesëmarrësve theksoji se “Agjenci per Barazi Gjinore në hapjen e fushatës për 16 ditë të aktvizimit sot   prezentoj raportin  e Planit  të Veprimit të rezolutes 1325 të Kombeve të Bashkuara, i cili  është aprovuar nga Qeveria e Republikes së Kosoves në vitin 2014 ,i cili  raport   përfshin vlersimin e dytë që i bëhet planit të veprimit, njherit  kjo  tregon edhe  përkushtimin e Qeveris së Republikes se Kosovës për të sigurar jetë të qetë për të gjitha gratë ”theksoji znj.Gusia .

Lidhur me  zbatimin të shtyllës së tretë të Planit të veprimit 1325 përgjegjësitë obligimet MPMS foli Ministri Zt.Arban Abrashi , i cili theksoji  se” barrën më të madhe sa i përket pergjegjesive dhe obligimeve të shtyllës se trete të zbatimit të Planit të Veprimit të Rezolutes 1325 e bart MPMS  e veçmas pas bartjes se kompetencave nga Zyra e Kryeministrit  tek  MPMS sa  i përket  themelimit të komisionit për njohjen dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së UCK-së . Zt. Abrashi në vazhdim theksoji se” është aprovuar rregullorja për njohjen e statusit të viktimave të dhunës por se ka edhe akte tjera të cilat përfshihen ndihma të ndryshme edhe  nga institucionet tjera . Duhet theskuar se  edhe raporti i jujai cili do të prezentoher sot tregon se legjislacioni është i kompletuar ‘ theksoji  Zt.Abrashi

 Znj.  Mexhide Mjeku Topalli- Anëtare  e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione – theksoi se  “pjesëmarrja e grave në partitë politike dhe vendim-marrje  edhe pse eshte e punuar shumë  ka vende ende për përmiresime, ajo theksoj se në si komisionin për të drejta të njeriut e  kemi monitoruar Ligjin për Barazi  Gjinore  dhe i kemi  bërë disa rekomandimin të cilat janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës  dhe tash  pritet që  qeveria ti zbatoj , ajo thkesoji se  beson “ se vitet në vazhdim do jene vite që pjesëmarrëja e femrave në vendim-marrje do jete edhe me e madhe se që ka qene deri tash”.

 Znj. Flora MaculaZnj. UNWOMEN-ai theksoji se i vjen mire që fushata 16 ditë të aktivizmit fillon me këtë aktivitet dhe se aktivietet e tille ndikojn që të punojmë drejt qendrimeve të përbashkëta për agjenden 2030 dhe se ky aktivitete dhe aktivitete tjera ndikojn për Barazin Gjinore . Ne fund znj.Flora Macula falenderoj  ABGj për kordinimin e të gjitha punëve dhe e theksoji edhe njher se UNWOMEN do të vazhdoj të perkarahe pa rezereve me çdo gjë  që ka dhe atë  në të gjitha fushat .

 Znj Visare Gorani- Gashi  (SIDA)   foli në emër të amabsadorit të Suedis--- i cili përmes znjVisare Gorani-Gashi shprehu falenderimin për një organizimin të tille dhe njoftoj lidhur me programet të cilat janë duke u  përkrahur në Kosove .Ajo  theksoj se gjate vlerismit të programeve të qeveris suedeze  është vrejture se shumica e qështjeve kanë të bëjn me Barazin Gjinore ,“Qeveria Suades  përgëzon ABGj-në ,instucionet qeveritare dhe shoqerin civile që po kontribojn në Barazin Gjinore”theksoj Znj Gorani-Gashi  .

 Znj. Ardiana Gashi-në cilësin e Konsulentes  bë ri Prezantimi e raportit final për zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325” Gratë Paqja dhe Siguria”,i cili raport tregon se ku kemi perparim dhe ngecje në zbatimin e Planit te veprimit .

 Në fund u shfaqe videoklipit i realizuar nga ABGj “Kundra dhunës ndaj Grave”