mars 07, 2017 15:30
U mbajt takimi i parë  i Grupit Kordinues për hartimin e Programit të Kosoves për Barazi Gjinore

Agjencia për Barazi Gjinore organizoji takimin e parë të radhës së Grupit Koordinues për hartimin e Programit te Kosovës për Barazi Gjinore. Takimi u hap nga Znj. Edi Gusia, Kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, e cila ju uroj mirëseardhjen të pranishmëve dhe i njohu me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e grupeve të punës për hartimin e Programit.

Në vijim, fjala ju kalua znj. Blerinda Idrizi, Udhëheqëse e Projektit për“Forcimin Institucional të ABGJ-së dhe Mekanizmave Gjinorë në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria Suedeze – Sida dhe zbatur nga Konsorciumi Niras, Indevelop, DADA6. 

 Znj.Idrizi  para anëtarëve të grupit të punës prezantoji metodologjinë e hartimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore,në javët në vazhdim, do të fillojë puna në grupet punuese, në të cilat do të marrin pjesë rreth 60 pjesëmarrës, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, dhe komunitetit ndërkombëtar.  Në takim mori pjesë dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë  zt. Munir Basha i cili është dhe Koordinatori Nacional për Strategjinë e Dhunës në Familje, i sapoemëruar në këtë detyrë.