mars 08, 2017 13:19
ABGJ ka organizuar punëtorinë e dytë për hartimin e koncept dokumentit për buxhetimin gjinorë

Agjencia per Barazi Gjinore prej datës 02 -05 Maj ne Republikën e Shqipërisë ,ka organizuar punëtorinë e dytë për hartimin e koncept dokumentit për buxhetimin gjinorë  , krahas punëtorise grupi punues nën udhëheqjen e ABGJ dhe Ministrisë së Financave realizoi takime pune edhe me  institucionet e Republikës së Shqipëris . Qëllimi i këtyre  takimeve pune  ishte  njohja me  modelin e zbatuar nga institucionet e  Republikes se Shqiprise lidhur me  buxhetimin gjinorë.

Përfaqësues te Republikes se Shqiprise  prezantuan procesin,  arritjet  dhe  sfidat me të cilat po ballafaqohen.Me këtë rast  delegacioni është takuar me Ministren  znj.Olta Xhaçka,  Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise ( MMSR) , znj Etleva Sheshi  drejtore per Barazi Gjinore- MMSR, znj. Merita Gjafa MMSR, zt. Genti Opre MF-RSH,  dhe znj Blerina Xhani e cila prezantoi buxhetimin gjinor të arriturat dhe sfidat ne zbatimin e BPGJ në institucionet e RSH. Takim të veçantë me znj. Dr Rajmonda Duka – profesoreshë në fakultetin Ekonomik- konsulentë e UNWOMEN .

 

Grupi punues në përbërje ka : përfaqësues të Agjencisë per Barazi Gjinore, Ministrisë se Financave, Zyrës Ligjore- ZKM, Sekretariatit Koordinues –ZKM,  si dhe Zyrës për planifikim strategjik –ZKM .