mars 08, 2017 13:22
Studentët e Universitet Veror u priten në takim nga Edi Gusia, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore

Studentet nga Kosova dhe studentë nga vendet e ndryshme të botës,  të cilët janë duke ndjekur Unversitetin  Veror te Prishtinës, sot u priten në takim nga Kryeshefja Ekzekutive  e Agjencionit për Barazi Gjinore, Edi Gusia .

Takimi u mbajt me synim  që studentet te njoftohen me punën e Agjencisë për Barazi Gjinore dhe punën e Qeverisë se Republikës së Kosovës sa i përket qasjes se Institucioneve të Kosovës në fushën e barazisë gjinore .Pjesëmarrësit në këtë takim kanë qenë studentet të cilët studjonë në drejtime dhe nivele të ndryshme studimi .
Në takim , Kryeshefja Ekzekutive, znj. Edi Gusia mbajti një prezantim lidhur me punën dhe fushe-veprimin  e ABGJ-së. Kryeshefja ju  përgjigj  pyetjeve dhe zgjoji interesimin e studenteve per zhvillimet e zbatimit të barazisë gjinore ne Kosove.