mars 08, 2017 13:19

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër sulmin fizik ndaj znj. Vitore Metaj - Stavileci. Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe  dënuar sa më pare. Akte të tilla barbare  janë të  papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht. Kërkojmë që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë. ABGJ kërkon  respektimin e  ligji, shtetin e së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e RK të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme . Znj Stavileci i urojmë shërim sa më të shpejtë.