shtator 14, 2017 14:19
Lansohet Komentari  i Ligjit për Barazi Gjinore

Agjencia për Barazi Gjinore sot lansoj  Komentarin  e Ligjit për Barazi Gjinore i cili ka qëllim  lehtësimin, sqarimin dhe përshpejtimin e procesit të avancimit dhe të zbatimit të drejtësisë dhe arritjes së barazisë gjinore dhe marrjes së vendimeve adekuate nga ana e institucioneve relevante në frymën e parimeve themelore të drejtave të njeriut, parim ky i paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në hapje e këtij lansimi në emër të Qeveris së Republikës së Kosovës foli Kryministri  Ramush Haradinaj, i cili përshëndeti të pranishmit me një fjale dhe  theksoi  se “sot  Kosova ka ngecur në aspektin e barazisë gjinore pavarësisht se viteve të fundit ka pasur pak progres në këtë drejtim, derisa rëndësia e barazie gjinore do të jetë sfidë gjatë për ne. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhur mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovës. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyre janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazuar në normativën ligjore shprehi gatishmërinë time që të përkrahi femrën në barazinë gjinore, të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë kryeministri. “Kam ardhur të shprehi zotimin tim dhe të Qeverisë që udhëheqi se do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe barazisë gjinore. Shpreh keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të kabinetit tim me femra, mirëpo kjo nuk më pengon që të vazhdoj ta trajtoj këtë temë me seriozitetin më të madh”, ka përfunduar fjalimin e tij Haradinaj

Ndërsa në emer të ABGJ-së Kryeshefja Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore Edi Gusia, pasi falënderoi pjesëmarrësit, theksoi se :”Domosdoshmëria e hartimit te komentarit na është shfaqur shumë vite më herët pasi që Ligji për Barazi Gjinore për herë të parë u miratua në vitin 2004, ndërsa u amandamentua në vitin 2015, dhe përveç se Ligji i ri kishte obligime shtesë për shoqërinë në përgjithësi por për institucionet në veçanti, është realiteti social dhe kulturorë i cili kërkon sqarim, qartësi dhe eliminim te dykuptimësisë. Jemi dëshmitarë që Ligjet i kemi cilësore por ngecim në zbatimin e tyre,  te arrish barazinë gjinore është më shumë se të zbatosh një ligj, është më shumë se të avokosh , është proces i transformimit ose ri-fomrmësimit të një mentaliteti, mendësi dhe shoqërie në përgjithësi”

Takimin e përshndeten    Znj.Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, në emër të Gjykataës Kushtetuese Zt.Nehat Idrizi – Kryesues i Këshillit  Gjyqësor të Kosovës,  Zt.Hilmi Jashari -Avokati i Popullit dhe Autor i Komentarit Zt.Haxhi Gashi.