shtator 10, 2017 13:09
Agjencia për Barazi Gjinore  prezantojë para gazetarëve të gjeturat e hulumtimit “Gratë në mediat e shkruara"

Agjencia për Barazi Gjinore  prezantojë para gazetarëve të gjeturat e hulumtimit “Gratë në mediat e shkruara”.
 Në emer të ABGJ-së Kryeshefja Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore Edi Gusia, pasi falënderoi pjesëmarrësit, tha  "e shfrytëzoj mundësinë  qe te  përcjell mesazhin tek mediat për ofrimin e hapësirës adekuat të grave dhe vajzave kandidate në zgjedhjet lokale 2017. Në hulumtimet që e kemi bërë jo vetëm ne si Agjenci por edhe organizatat nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë jo rrallë here gratë politikane , gratë kandidate kanë cek problemin se atyre nuk iu është ofruar hapësira e njëjtë mediatike për të prezantuar programin e tyre dhe për t’u përfaqësuar denjësisht”.

 Të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit  “Gratë në mediat e shkruara” i prezantojë z.Agon Maliqi, hulumtues nga kompania S&D Consulting.

Derisa në vazhdim te prezentimit u zhvillua debati ne mese pjesmarreseve .