shkurt 16, 2012 17:00
 Sot u mbajtë  tryeza ”Roli i Medieve në Trajtimin e Çështjeve Gjinore” e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

Sot me15 Shkurt, 2012, u mbajte  tryeza ”Roli i Medieve në Trajtimin e Çështjeve Gjinore” e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

Ky aktivitet i cili  bazohet në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore ( PKBGJ objektivi 7), në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian ( PVPE) dhe Ligjin për Barazi Gjinore ( LBGJ), të cilat përcaktojnë qartë detyrime për institucionet publike por edhe institucionet  mandati i te cilave përkon me media që gjatë vitit 2012 të fokusohen pikërisht për arritjen e barazisë gjinore.

 Në këtë takim morri pjesë Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila , depuetete të Kuvendit të Kosovës , përfaqësues të Mediave të shkruar dhe elektronike dhe përfaqësus nga shoqëria  civile .

Tryezën  e hapi Edona Hajrullahu, Kryeshefe Ekzekutive Agjencia për Barazi Gjinore, e cila theksoj se “në vitin 2004 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligjin për Barazi Gjinore, derisa  Qeveria e Republikës së Kosovës, në vitin 2008, ka miratuar Programin e Kosovës për barazi gjinore, hartimi i të cilit është fokusuar në 6 fusha specifike. Njëra ndër to është edhe përfaqësimi dhe kontributi i gruas në fushën e kulturës dhe në media. Mediat, si një nder shtyllat kryesore të një shoqërie, kanë një rol madhor të pazëvendësueshëm në ndryshimin dhe në përmirësimin e perceptimeve dhe të koncepteve gjinore të opinionit publik për imazhin dhe për rolin e gruas në shoqëri. Këto ndryshime kërkojnë që mediat të sfidojnë praktikat shumëvjeçare me pasoja diskriminuese, të cilat reflektohen qe nga hapësira në forme sasiore dhe cilësore, që u jepet çështjeve gjinore dhe subjekteve të tyre, e deri te shumëllojshmëria e problemeve me te cilat gratë përballen, qoftë ne planin kombëtar, apo në atë të grupeve specifike socio-ekonomike, politike ku ato ekzistojnë dhe mundohen të krijojnë identitetin po aq sa dhe mbijetesën e përditshme. Është përgjegjësi e mediave të inkurajojë dialogun dhe debatin, të avancojë krijimtarinë e grave, të riafirmojë njohuritë e tyre, si dhe të jetë më e përgjegjshme ndaj nevojave dhe kërkesave të grave. Në këtë mënyrë, mediat mund të arrijnë të ndryshojnë sjelljet, qëndrimet, normat dhe vlerat, që përcaktojnë dhe ndikojnë në rolet gjinore në shoqëri. Vetëm kështu, në rolin e tyre unik, mediat mund të përcjellin fenomenet më të reja shoqërore, qoftë ato pozitive apo negative, të paralajmërojnë për zhvillime dhe për ndryshime të reja, të cilat anasjelltas krijojnë presion për nevojën për qasje dhe vizione të reja, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës në hartimin dhe zbatimin e politikave publike shtetërore. Ndonëse programet mediatike, u japin hapësirë promovimit të imazhit të gruas në emisione të ndryshme, ende ekziston nevoja për shumëllojshmërinë e temave që trajtohen në programet televizive dhe në faqet e medias së shtypur. Ka ende nevojë të bëhet më shumë për cilësinë e prezantimit të çështjeve, ngjarjeve dhe individëve, ka nevojë për një reflektim të problemeve të gruas në zonën rurale apo në zonat urbane periferike, ka nevojë për pasqyrimin e sukseseve, sado të vogla që mund të nxisin nisma dhe përpjekje që mund të përqafohen masivisht dhe të krijojnë mbështetje nga mbarë shoqëria. Përfundimisht, është më se e qartë që roli që luajnë mediat në trajtimin e këtyre problemeve sociale, me fokus në çështjet gjinore, është jetik për përforcimin e pozitës dhe të imazhit të gruas në shoqërinë tone” e përfundojë fjalimin Edona Hajrullahu .

 Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , tryezen e përshndeti me një fjalim Zv.Kryministrja e Republikese së Kosovës Mimoza Kusari Lila.

Zv.Kryministrja në fjalim e saj vuri theksin se “ne si shoqëri se pari, dhe si shtet po ashtu, kemi shënuar përparime të mëdha në aspektin e barazisë gjinore. Kosova ka ligjin mbi barazinë ligjore, instrumente funksionale që promovojnë mundësi të barabarta si Agjencia për Barazi Gjinore pranë zyrës se kryeministrit, krahas instrumenteve të tjera simotra në nivelin qendror dhe atë lokal.

 

Por zanafilla e tërë zhvillimit të barazisë gjinore dhe një shtytës i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm i avancimit të mëtejmë, mbesin shoqëria civile dhe mediat, shtylla këto që  bartin barrën më të madhe të krijimit të një shoqërie jo-diskriminuese.  Do të veçoja mediat si një fushë ku me një vizion modern dhe me një punë të palodhur, në kushtet më të vështira të mundshme, gratë e Kosovës kanë shënuar përparim të jashtëzakonshëm. Ne kemi sot gazeta dhe televizione të suksesshme që udhëhiqen nga gra po aq të suksesshme, kemi gazetare dhe redaktore që me punën dhe aftësitë e veta kanë arritur të ndryshojnë pozitivisht trendet e gazetarisë kosovare. Sinqerisht besoj se Kosova mundet të shërbejë si shembull në rajon në këtë aspekt” vazhdoj ajo .

 

Fajlim e perfundoj duke theskuar se “Pasqyra e përgjithshme mbi gruan në masë të madhe varet nga paraqitja e saj në media, dhe prezantimi mbetet pjesë e rëndësishme e punës se medias. Është pikërisht ky ai proces, përmes të cilit krijohen, debatohen dhe shkëmbehen domethëniet e vlerave brenda një shoqërie. Prandaj edhe është kyçe që mediat të punojnë në çrrënjosjen e steriotipeve, të shmangin fjalorin diskriminues dhe të afirmojnë një gjuhë të tolerancës”.

 

 

Ndërsa Flora Durmishi nga Radio Blue Sky ne fjalim e saj shprehu “se ne duhet të nisem nga një vlerësim bazik e aksiomatik se nuk ka shoqëri të emancipuar pa barazi gjinore që, në kontekstin tonë kosovar mund të lexohet lehtë, përmes konstatimit, se duhet ta ketë femra rolin e vetë në shoqëri që të mund të pretendojmë për standarde demokratike dhe emancipim shoqëror, këtë e kemi borxh ndaj gruas e cila ishte  shtyllë kurrizore e ruajtjes dhe mbijetesës së familjes por është edhe tregues i përcaktimit tonë për të ardhmen”.

Ajo vazhdoj duke theksuar se “edhe më tutje gratë në media trajtohen kryesisht si nëna, bashkëshorte, amvise edhe atëherë kur ato kryejnë punë të një rëndësie publike! Shpesh herë edhe kur duam të afirmojmë ato gra, që janë në pozita udhëheqëse, menaxhere të ndryshme, patjetër që do t’i pyesim: si mund ti koordinoni punën me jetën familjare? Si reagon burri juaj për këtë apo atë, e të tjera të kësaj natyre. Ndërsa burrave nuk ua bëjmë kurrë këto pyetje. Me ta flitet vetëm për punën, duke i parë vetëm nga këndi profesional. Ose, më duket se ende dominohemi nga shprehitë e vjetra se për çështje me rëndësi vitale, kruciale,  gazetaret ua drejtojnë mikrofonin burrave, kërkojnë mendimin e tyre për një çështje të ashtuquajtur të rëndësishme, kërkojnë komente prej tyre, dhe kështu nuk merret parasysh vizioni I gruas për të ardhmen, nuk merret parasysh optika e shikimit të saj për botën, përvoja, potenciali dhe kreativiteti  i saj, të cilat po të merreshin parasysh do të ishin ndihmesë e fuqishme për realizimin e synimeve të shoqërisë drejt progresit.

Në fund te fjalimit znj. Durmish tha dua t’ju bashkohem atyre zërave që, më nuk ka pse shikohet si çështje forme por, orientimi për përmbajte, në interes të femrës dhe barazisë por pa diskutim edhe në interes të shoqërisë. Ajo që kërkoj unë është, jo më mëshirë por mundësi e barabartë në të gjitha fazat dhe në të gjitha sferat. Shoqëria jonë ende ka obligime në këtë drejtim por, hiq më pakë nuk janë femrat ato që duhet të pushtojnë hapësira të reja “.

Derisa Nezaqete Rukovci gazetare veterane dhe zyrtare për barazi gjinore në MKRS theksoj se “ në kohen kur unë kam nis punën e gazetarisë  në të përditshmen “Rilindja” femrat gazetare kanë qenë të pakta në Kosovë. Në takimet e Rubrikës  së Brendshme që konsiderohej shtylla e të krijuarit të politikës së gazetës  ishim e shumta dy deri tri kolege në mesin  30 kolegëve gazetarë. Sot, ndërkaq kemi edhe drejtore e kryeredaktore vërtetë të suksesshme si në media të shkruara ashtu edhe në ato dhe vizive . Në Kosovë sidomos në dhjetë vitet e fundit është punuar me përkushtim për barazinë gjinore dhe avancimin e të drejtave të njeriut si në institucione dhe në shoqëri në përgjithësi. Programi i Kosovës për barazi gjinore po ndihmon institucionet në drejtim të adresimit të çështjeve të barazisë gjinore historike, ekonomike sociale kulturore dhe politike, dhe aftësimin e kapaciteteve për një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Angazhimeve  të femrave në të  gjitha fushat  relevante të shoqërisë po i kushtohet vëmendje  konsiderueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Konkretisht nga Ministria Kulturës Rinisë dhe Sportit u është dhënë mbështetje përkatëse profesionale dhe materiale veprimtarisë krijuese të  grave  gjithnjë duke pasur kriter kryesor vlerat. Në këtë drejtim do të veçoja kontributin konkret të institucionit prej nga vij në afirmimin e krijimtarisë së grave:Kështu  Sektori i Promovimit vitin e kaluar ka mbështetur 17 projekte me bartëse femrat . Në  fushën e Arteve pamore në Galerinë e  Arteve  të MKRS “Qafa” janë organizuar dhe mbështetur po ashtu 16 ekspozita të ndryshme.  Nga  Sektori i  Diversitetit dhe Dialogut kulturor  3  projekte  me bartëse femra. Sektori i Publikimeve, 6 projekte .Sektori i arteve skenike  ka mbështetur  një projekt  me shumë 5.500 euro kurse Sektori i Kinematografisë dy projekte  me shumë 22.000 euro. Departamenti i Trashëgimisë po ashtu ka mbështetur 4 projekte me bartëse  femrat 

Media luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin dhe përmirësimin e opinionit shoqëror në lidhje me imazhin e grave dhe rolin e tyre në shoqëri.

Gazetarët raportojnë mbi një mjedis ku gratë nuk janë prezente sa do të donim në opinion si : në politikë, shkencë, ekonomi, apo në fushën ndërkombëtare dhe si të tilla rrezikojnë të sforcojnë stereotipet ekzistuese gjinore. Gazetat janë pasqyrë e shoqërisë  në këtë rast të shoqërisë e cila ende ka mjaft stereotipe që  diskriminojnë gratë dhe rrjedhimisht reflektojnë këtë realitet”.

Znj .Rukovci e perfundoj fjalim e saj me nje apel për mediat duke theksuar se “masmedia luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin dhe përmirësimin e opinionit shoqëror  lidhur me imazhin e grave e rolin e tyre në shoqëri, masmedia duhet të jetë shumë e kujdesshme në radhë të parë që të afirmojë gratë dhe kreativitetin e tyre në shoqëri

 

Me fjalimet e tyre në këte tryezë gjithashtu kontribuan Blerta Dalloshi-Gazetare-Redaktore në KTV,Jeta Xharra –Gazetare në BIRN ,Bekim Kupina redaktor në KTV ,Naile Selimaj-Krasniqi –Kryeshefe Ekzekutive në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Arben Ahmeti nga AGPK.

 

Rekomandimet e dala nga Tryeza e Diskutimit :
 

  • Krijimi i hapësirave mediatike për gratë, me anë të përfshirjes së perspektivës gjinore  në  politikat programore të medieve  
  • Është e domosdoshme të punohet në drejtim të profilizimit të gazetarëve dhe organizmit të trajnimeve me fokus konceptet gjinorë
  • Të përfshihet gjuha  e ‘ndjeshme gjinore’ gjatë raportimit
  • Të sigurohet raportimi jo diskriminues mbi baza gjinore, dhe  të eliminohen stereotipet gjinore, përmes prezantimit seksist të grave për qëllime të marketingut .