Programi i Kosovës për Barazi Gjinore

Qeveria e RK-ës me vendimin Nr. 7/17 të dt. 24.04.2008  ka miratuar : Programin e Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ), Vendimi obligon institucionet e Republikës së Kosovës për zbatimin e tij.
Me  miratimin e PKBGJ-së  Qeveria përmbushë obligimin nga Neni 4.4 i Ligjit për Barazi Gjinore,  obligimet e dala nga PVPE respektivisht pika 39 ( Të definohen dhe të adaptohen programet e qeverisë për promovimin e të drejtave të gruas në Kosovë)  dhe pika 116(  Të zbatohet ligji për barazi gjinore. Të sigurohet mbizotërimi i të drejtave të gruas në të gjitha politikat dhe legjislacionin ekzistues) .Po ashtu vlen të theksohet se me këtë  veprim Qeveria e RK-ës  ka  përmbushur një nga objektivat e parapara në” Synimet  e Mileniumit –MDG të”,  Rezolutë kjo e nënshkruar  nga Parlamenti i Kosovës, respektivisht veprimin e III të MDG - PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE DHE FUQIZIMI I FEMRËS .Synimet  e Mileniumit –MDG-të dhe Konventa CEDAW kanë shërbyer si  dokument bazë për hartimin e PKBGJ-së dhe objektivave të parapara në këtë program.