Divizioni për Bashkëpunim

Minimize

DIVIZIONI PËR BASHKËPUNIM

 Divizioni për Bashkëpunim udhëhiqet nga shefi i Divizionit  për Bashkëpunim, i përgjigjet drejtpërsëdrejti KE dhe kryen këto punë;
i)   bashkëpunon me Zyrtarët/et për Barazi   Gjinore në ministri dhe qeveritë lokale;
ii) bashkëpunon me organizatat jo-qeveritare të cilat janë aktive në fushën e barazisë gjinore dhe siguron financimin e pjesshëm për projekte apo aktivitetet e tyre;
iii)  bashkëpunon me institucionet publike dhe siguron financim të pjesshëm për projekte apo aktivitetet e tyre;
iv)  koordinon aktivitetet e drejtuara në zbatimin e normave të përgjithshme të barazisë gjinore, duke përfshirë ofrimin e ndihmës profesionale për zhvillimin e metodave dhe teknikave të përshtatshme; v) përpilon dhe propozon politika për promovimin e barazisë gjinore dhe mbikëqyr zbatimin e saj.