Divizioni për Raportim dhe Monitorim

Minimize

DIVIZIONI PËR RAPORTIM DHE MONITORIM

 

Divizioni për Raportim dhe Monitorim udhëhiqet nga shefi i Divizionit  për Raportim dhe Monitorim, i përgjigjet drejtpërsëdrejti KE dhe kryen këto punë;
i) përgatit raporte për Kosovën mbi përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, të cilat miratohen nga qeveria;
ii)  koordinon punën rreth përgatitjes së Programit të Kosovës për Barazi Gjinore, dhe monitoron zbatimin e tij;
iii)  propozon kushtet dhe kriteret për financim të pjesshëm të cilin e përcakton qeveria;
iv)  propozon nisma për hulumtim dhe analiza në fushën e barazisë gjinore;
v) punon në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për barazinë gjinore;
vi) i raporton Qeverisë çdo vit, për veprimtarinë e Agjencisë  për vitin paraprak, më së voni deri në fund të muajit Mars.