Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e

Minimize

KRYESHEFI/JA EKZEKUTIV/E E/I AGJENCISË 

Agjencia drejtohet nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e (më tej “KE”), i/e cili/a do të emërohet nga Komisioni për Emërimin e zyrtarëve të Lartë Publik (KELP) në pajtim me procedurën për emërimin e zyrtarëve të lartë të shërbimit civil.

KE i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryeministrit të Kosovës.
KE është përgjegjës për:
  Administrimin dhe drejtimin e përgjithshëm të Agjencisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij/asaj ;
  Sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme dhe të këshillave profesionale për Qeverinë e Kosovës;
 Organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  dhe nxjerrjen e vendimeve dhe udhëzimeve administrative për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e  tij/asaj;
 Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Agjencisë ; 
 Zbatimin e politikave  jo diskriminuese  brenda Agjencisë; 
 KE mbikëqyrë dhe koordinon punën e divizioneve të Agjencisë; 
 KE përfaqëson Agjencinë.

 KE e cakton nëpunësin e autorizuar financiar të Agjencisë dhe kujdeset për respektimin e vendimeve, udhëzimeve dhe  urdhëresave administrative si  dhe rregullave financiare që mund të nxirren për këtë qëllim nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, apo nga organet e tjera përkatëse.