Ligjet

Minimize


RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE1
Rregullore(QRK)Nr.12/2016 për detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtareve përkatës për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna

  ABGJ Rregullore për organizimin dhe funksionimin e brendshem të ABGJ


LIGJI PËR BARAZI GJINORE
Me këtë Ligj mbrohet, trajtohet dhe vendoset, barazia ndërmjet gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve dhe për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Ligj përcakton kushte dhe mundësi për barazi gjinore përmes politikave që mbështesin zhvillimin e gjithanshëm dhe përmirësimin, sidomos të pozitës së femrave, në mënyrë që ato të jenë të vlerësuara dhe të gëzojnë autoritet në familje dhe shoqëri.
Garantimi i të drejtave të barabarta është detyrë e tërë shoqërisë dhe nënkupton mënjanimin e pengesave në realizimin e barazisë gjinore.
Barazia gjinore bazohet në parimin e sjelljes së njëjtë dhe në parimin e mundësive të barabarta, ndërsa jetësohet me masat pozitive dhe me politikë të vetëdijësuar për barazi gjinore. Ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për garantimin e të drejtave tëbarabarta si dhe përcakton subjektet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.

LIGJI PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE
Ky ligj ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje, në të gjitha format e saj, me masa të përshtatshme ligjore, të pjesëtarëve të familjes, që janë viktima të dhunës në familje, duke u kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.Ky ligj, po ashtu, ka për qëllim edhe trajtimin e kryerësve të dhunës në familje dhe lehtësimin e pasojave.