shtator 14, 2017 13:58

 Me ftesë të rektoratit të Univerzitetit publik të Pejës me datën 13.12.2017 - Agjencia për Barazi Gjinore morri pjesë në  diskutimin publik “Qasja në drejtësi - Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ” në Fakultetin Juridik të këtij univerziteti

Për Legjislacionin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë prezantoi znj Leonora Selmani Shefe e Divizionit për Legjislacion në ABGJ e cila ndër të tjera potencoi të drejtat e kësaj kategorie të njohur me ligj rolin dhe rëndësinë e ABGJ në tërë këtë proces siq është përfshirja e kësaj kategorie në ligj , hartimi i të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me këtë kategori  prezantoi edhe për planin e veprimit 1325 për Gratë paqen dhe sigurine, me tutje u njoftuan të pranishmit me procesin e njohjes dhe verifikimit të kësaj kategorie mënyrën e aplikimit dhe mandatin e komisionit për njohje dhe verifikim.

 

Në këtë diskutim të  pranishëm si panelist përveq ABGJ-së ishin edhe Rektori i këtij Univerziteti Prof.Dr. Fadil Millaku , Ambasadore e vullnetit të mirë në OKB-së nga Kosova Znj. Elvana Shala, Znj. Feride Rushiti - Drejtore e OJQ-së KRCT