shtator 14, 2017 13:58

Bazuar ne mandatin e Agjencisë për Barazi Gjinore si zëvendëskoordinatore dhe zëvendëskryesuese e grupit koordinues kundër dhunës në familje në mungesë të  koordinatorin nacional për dhunën në familje dhe me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe prezantimit të punës së deritanishme por edhe sfidat ,takimin e grupit koordinues kundër dhunës në  familje ftoi  Agjencia per Barazi Gjinore .


Të ftuar në takim ishin edhe përfaqësuesit e gjykatës, prokurorisë dhe policis. Pjesemarres ne takim ishin Edi Gusia Kryeshefe Ekzekutive e ABGJ-se Vehbi Mujku Drejtor i Qendrës për Punë SocialeBastri Kastrati, Mrojtesit e viktimave /Prokuroria e Shtetit,Adile Basha ,MPMS,Nazmije Kajtazi , MSH Nazife Jonuzi , Strehimorja ne Gjilan.


KE e ABGJ-së Edi Gusia, prezantoi për aktivitetet e ABGJ-së në fushën e dhunës në familje, obligimit që kjo Agjenci ka në Strategjinë kombëtare  kundër dhunës në familje 2018 -2020. Si bartëse e procesit të hartimit të PSVE-ve ABGJ ka planifikuar të amandamentoi PSV-të, por paraprakisht do të realizohet vlerësimi i zbatimit të PSV-ve në nivel vendi në bashkëpunim me donatorin e identifikuar i cili   hulumtim do ti paraqes se cilat janë sfidat dhe pengesat e deritanishme në zbatimin e ketyre procedurave.

Koordinimi ndërinstitucional vazhdon të mbetet një nga hallkat me sfiduese të sistemit referues dhe grupi u dakordua që të vazhdohet me takime koordinuese takimi i radhës të ftohet prapë nga ABGJ dhe te jetë në fillim te shkurtit .

Rëndesi e vecantë u tha se do ti kushtohet koordinimit të trajnimeve për dhunen ne famije dhe dhunën ne baza gjinore ne nivel vendi, duke u përkujdesur te mos anashkalohen kompetencat e institucioneve dhe te mos shkaktohet huti tek qytetaret për llojin e shërbimeve dhe ndihmës te cilën janë te obliguar ta ofrojnë institucionet e ndryshme.Të gjithe mekanizmat institucional të pregatitin raportin dhe deri në janar të dorzojne në ABGJ në mënyre që të kemi një raport të permbledhur narrativ për rastet .

 Në kete takim u thekua se Statistikat e mbledhura ne menyre uniforme dhe te harmonizuara ne nivel nder-institucional dhe me strehimoret vazhdojen te mbesin sfide e raportimit dhe përcjelljes se rasteve ,mbështetja finaciare me buxhet adekuat per qendrat per pune sociale vazhdon te jete sfiduese

Poashtu u konstatua se sfidë vazhdon te mbetet mos funksionimi i Strehimores ne Prishtine dhe financimi i Strehimoreve tjera ,MPMS i ka kryer te gjitha aktivitetet qe kane te bejne me Financimin ne kontinuitet te strehimoreve. Nese nuk vazhdohet te punohet ne kontinuitet strehimoret rrezikojnë qëndrueshmërinë finaciare dhe përkujdesjen ndaj rasteve dhe tanime pritet te merret vendim nga Qeveria dhe  MF .

ZBGJ ne MSH te bashkepunoj me departamentin per trajnime ne kuader te kesaj ministrie qe ne korikulat e trajnimit per punetoret shendetesor te perfshihet edhe dhuna ne familje ,