janar 30, 2018 09:41
KE e ABGJ-së Edi Gusia  mori pjesë në debatin lidhur me “Pjesëmarrja politike e grave në Kosovë”

Ky debat u organizua nga UN Women në Kosovë dhe u realizua me qëllimi që të prezentohen përvojat  me kandidatet femra të cilat ishin pjesëmarrse aktive në  zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017. 

Në cilësin e panelistës mori pjese dhe KE e  ABGJ-së,  Edi Gusia e cila theksoi se "korniza ligjore në Kosovë mbështetë qëllimin përfundimtar të ndryshimit të qëndrimeve ndaj grave dhe mendësisë në përgjithësi  deri në atë pikë ku kuotat dhe masat e tjera afirmative nuk do të jenë më të domosdoshme.Situata na tregon se ka zbrazëtira te theksuara ne zbatimin e akteve juridike vendore dhe ndërkombëtare dhe vetëm me përmbushjen  dhe zbatimin e tyre do te sigurohej zhbërja e normave the traditave qe mbajnë gratë larg nga vendimmarrja dhe nga zbatimi i plote i agjendës së barazisë gjinore dhe sigurojnë respektimin e dinjitetit te grave dhe vajzave. Andaj ne procesin e reformës  zgjedhore në Kosovë rëndësi e veçantë duhet kushtuar harmonizimit te Ligjit per Zgjedhjet me Ligjin për Barazi Gjinore për përfaqësim prej 50% per secilën gjini me fokus masën afirmative e cila duhet të vazhdoj të jetë fuqi” vuri theksin Znj.Gusia .

Ky debat provoj te  identifikoj faktorët kyq që mundësojnë ose pengojnë pjesëmarrjen e gruas në politikë. Pjesëmarrsit diskutuan  lidhur me të arriturat dhe sfidat e pjesëmarrjes politike të gruas në Kosovë.
Gjithashtu u  diskutua  mbiqasjen e kandidateve femra në burimet dhe në media si dhe mbështjetja që marrin nga partitë politike gjatë fushatës ,u analizua rezistenca kulturore ndaj pjesëmarrjes së gruas, duke përfshirë edhe diskriminimin gjinor dhe stereotipet përbrenda diskrusit publik dhe medias.
Në fund u dhanë  rekomandime se si të kalohen  barrierat për një  pjesëmarrje më të madhe të 
gruas në politikë.