mars 08, 2018 12:27
Agjencia për Barazi Gjinore  shënojë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit shënojnë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me Tryezen  “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”.

Tryeza kishte si qëllimi të mbledhë së bashku të gjithë akterët të cilet ofrojnë mbështetje dhe punojnën për avancimin dhe  fuqizimin e grave në Kosovës si  parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Barazis Gjinore dhe drejt fuqizimit të femrës në veqanti .

Me këtë rast me një fjalë hyrse, kete tryeze e pershendeti Kryministri i Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj , i cili duke  uruar që 8 Marsi i vitit që vjen të jetë me më shumë rezultate në avancimin dhe ngritjen e vetëdijes së ndërsjellë, kryeministri  Haradinaj, tha se porosia e ditës së sotme është edhe një kthim në vëmendje për një temë që në Kosovë është në fazë të hershme dhe që e obligon shumë vendin tonë. Një pjesë e vështirësive për barazinë gjinore, kryeministri Haradinaj tha se vjen edhe nga mënyrën e jetesës në të kaluarën, e zhvillimit ekonomik, që është jo proporcional në raport qytet-fshat. Me këtë rast, kryeministri foli edhe për të drejtën në pronë, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të rregullohet dhe trashëgimia t’u lihet të gjithë fëmijëve, qoftë ai djalë apo vajzë. Duke u ndalur te përfaqësimi i gjinisë femërore në institucione, kryeministri Haradinaj tha se populli që është popull i Nënës Terezë është dashur të prijë me barazinë gjinore para shumë popujve tjerë. “Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja të përmirësohet”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Strategjia, Programi i Kosovës për Barazi Gjinore, që parashihet të përmbyllet deri në qershor duhet të jetë i zbatueshëm dhe jo të ndodh si në praktikat e deritanishme.

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar punën drejtë fuqizimit ekonomik të rolit të grave dhe vajzave. “Për më tepër ky përkushtim tregohet edhe me një dokument Strategjik të cilin Qeveria e Kosovës është duke e hartuar, që është Programi i Kosovës për Barazi Gjinore, që është e vetmja politikë publike e cila i obligon institucionet të hartojnë një program specifik i cili do të adresoj, koordinoj dhe udhëzoj rrugën drejt përfshirjes së grave dhe vajzave në jetën politike, publike dhe në të gjitha sferat tjera të jetës”, tha Gusia.

Me  nje fjale rasti tryezen e pershndeti  Zv.Ministrja e MKRS Burbuqe Bakija –Deva e cila theksoi se “MKRS jep një kontribut të rëndësishëm në mbështetej dhe fuqizimin e gruas duke shënuar keshtu rezultate të kënaqshme në fushen e Barazis Gjinore ,tashem numri i të punësuarve kalon përqindje e përcaktur me Ligjin për Barazi Gjinore , për faktin që nga afër 700 të punsuar në këtë Ministri 55% janë gra , ndërsa 45 % janë burra . Gjithashtu Ministria MKRS punon në vazhdimësi në drejtim të harmonizimit të gjitha dokumentave relavante për Barazi Gjinore “.

Me nga një fjalë  rasti tryezën e përshndeten , Znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në MAPL Zt. Naim Qelaj, Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje ,Znj. Minire Begaj Kryetare e Komisionit për Verifikimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës Znj. Christina Davis, Drejtoresh e Departamentit për Demokraci dhe Qeverisje në USAID/Kosovë, Shefja e EULEX-it znj.Alexandra Papadopoulou .