shkurt 23, 2018 10:25
Përfaqësues të Institucioneve të R. Kosovës të kryesuar nga ABGJ kanë qëndruar për vizitë pune në Stokholm, Suedi
Përfaqësuesit nga Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Prokurimit, Zyra për Koordinim të politikave, Zyra Ligjore, Ministria e Financave, Zyrtare për Barazi Gjinore nga niveli qendror dhe lokal, kanë qëndruar për disa ditë radhazi për vizitë pune në Stokholm të Suedisë. Gjatë ditës së parë delegacioni nga Kosova u prit në vizitë nga Zyra e Qeverisë Suedeze, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Divizioni për Barazi Gjinor, temat e shtjelluara gjatë takimit ishin: Politika dhe objektivat e barazisë gjinore, Qeveria feministe suedeze, Buxhetimi gjinor, Iniciativa qeveritare “Barazi Gjinore në Agjencinë Publike”, (JIM), si dhe Vlerësimet e ndikimit gjinor. Ndërsa, ditën e dytë përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës u takuan me Bordin Administrativ të Qarkut (BAQ), të Stokholmit, ku gjatë takimit u diskutua rreth Strategjisë së barazisë gjinore dhe integrimit gjinor në nivel rajonal, puna e brendshme e Bordit Administrativ për Integrimin Gjinor.

Takimet vazhduan edhe në Shoqatë Suedeze të Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve, ku u diskutua Barazia gjinore në nivel lokal, Projekti i integrimit gjinor në nivelin lokal “Modellkommuner”, si dhe Buxhetimi gjinor në nivel lokal, takimet vazhduan në Agjencin Suedeze e Sigurimeve Shoqërore, ku teme diskutimi ishte: Zbatimi i objektivave  të politikave të barazisë gjinore në sferën e sigurimeve shoqërore, Rritja e barazisë gjinore në pushimin prindëror dhe ne fund të ditës vizituan Autoritetin suedez për mjedisin e punës, për të parë më afër Rolin e Autoritetit në zbatimin e politikës së barazisë gjinore Objektivi 2. Barazia ekonomike, Vlerësimi i ndikimit gjinor në sferën e mjedisit të punës.
Ditën e katërt të qendrimit në Stokholm ishin në Agjencia kombëtare suedeze për arsim (TK),Agjencia për inovacion e Suedisë, Agjencia suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim (Sida), temat e shtjelluara:  Zbatimi i politikës së barazisë gjinore Objektivi 3. Barazia gjinore në arsim Zbatimi i planit të barazisë gjinore në agjenci, Trajnimet e brendshme të barazisë gjinore, Zbatimi i planit të barazisë gjinore në Agjenci, Politika e jashtme feministe e Suedisë.
Nërsa dita e pestë dhe e fundit vazhdoj me vizitën në Këshillin e qytetit të Stokholmi si dhe Shërbimin suedez të punësimit publik, ku u diskutua mbi Programin për barazi gjinore në Stokholm 2018-2022, Politika e barazisë gjinore në nivel të qytetit, Përfshirja gjinore për punonjësit në këshillin e qytetit, si dhe Pjesëmarrja në iniciativën Qeveritare “Barazia gjinore në agjencitë publike” (JiM).

Kjo vizitë u realizu me mbështetjen e Qeverisë Suedeze – Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtare – SIDA