janar 30, 2018 09:27
Agjencia per Barazi Gjinore mori pjesë në  lansimin e raportit “Perspektiva e burrave për Barazinë Gjinore në Kosovë”, realizuar nga misioni i  OSBE dhe Zyra e UNFPA në Kosovë.

 Agjencia per Barazi Gjinore mori pjesë në  lansimin e raportit “Perspektiva e burrave për Barazinë Gjinore në Kosovë”, realizuar nga misioni i  OSBE dhe Zyra e UNFPA në Kosovë. Ky hulumtim ofron te dhëna se si qytetarët/et- gratë dhe burrat  në Kosovë perceptojnë barazinë gjinore, rolet dhe normat kulturore. Të dhëna e dala nga hulumtim tregojnë se  norma kulturore vazhdon ta sfidoj normën ligjore, legjislacionin është i duhuri por nuk zbatohet në nivel të kënaqshëm. Dhe ta ndryshosh normën kulturore nënkupton ta zbatosh ligjin me përpike mëri dhe të ndryshosh një mendësi, një mentalitet. Dhe ky proces i ndryshimit te mendësisë kërkon reforma dhe ndryshim qasjeje në edukim, qasje te re ne tekste shkollore, platforma te reja mësimi, dhe frymën të re  që e përçojmë tek gjeneratat e reja, dhe këtu na duhet bashkëpunim më i thelluar mes institucioneve që prodhojnë dije, atyre që ofrojnë dije, atyre që aftësojnë mësimdhënës/e të ri/reja.

Ta krijosh barazi gjinore do të thotë të vendosësh prioritete: sociale, kulturore, politike dhe ekonomike që në qendër vënë njeriun pa dallim gjinie, etnie, moshe orientimi seksual, apo fetar, dhe këtë qasje kemi në vendosjen e objektivave në dokumentin e ri strategjik PKBGJ i cili duhet të aprovohet gjatë këtij viti dhe do të shërbej si një platformë e përbashkët veprimi për të gjithë ne që ndër vite punojmë së bashku ne agjendën e çështjeve gjinore.


Hulumtimi: https://www.osce.org/mission-in-kosovo/382507