janar 30, 2018 09:37
 Kuvendi Komunal i Zveçanit në bashkëpunim me OKB-Administrata në Kosovë, ka organizuar punëtorin“Cka është përspektiva gjinore në planifikimin e Buxhetimit  të përgjegjshëm  gjinor”

Kuvendi i Komunal i Zveçanit në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara-Administrata në Kosovë, me 01-02 Qershor 2018 ka organizuar punëtorin e përbashkët “Çka është perspektiva gjinore në planifikimin e Buxhetimit  të përgjegjshëm  gjinor”.

Ne këtë punëtori nga ana e ABGJ ka prezantuar z. Naser Ajeti, Zyrtarë i lartë ligjore, me ligjëratën  e procesit për hartimin e koncept dokumentit për integrimin e perspektives gjinore në planifikimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor dhe rëndësinë e tij.

Në këtë punëtori, pjesëmarrës ishin: Jo-Ann Bishop nga Organizata e Kombeve të Bashkuara/Administrata në Kosovë, Bojana Vasiq Un-Habitat, Zveçan, znj.Bilana Jaredic Kryesuese e Kuvendit Komunal-Zveçan, këshilltaret komunal të Komunës, OJQ nga komuna e, gazetare lokal, Teuta Kastrati Zyrtare për Barazi Gjinore dhe zyrtare te tjerë nga komuna e Dardanes/Kamenicës.

Në vazhdim të kësaj punëtorie u zhvilluan debat lidhur me përparësitë që ofron integrimi i perspektives gjinore në planifikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinore, dukë filluar që nga faza e analizës, draftimit, miratimit, monitorimit, përcaktimit të burimeve, më qellim të përfshirjes së kërkesave dhe nevojave si të grave ashtu edhe te burrave, si dhe përfitimeve në mënyrë të barabarte për të dy gjinit.