gusht 20, 2018 09:45
Agjencia per Barazi Gjinore u taku  me përfaqësueset e Asociacionit të grave të Sherbimit Korrektues të Kosovës

Agjencia per Barazi Gjinore mirëpriti përfaqësueset e Asociacionit të grave të Sherbimit Korrektues të Kosovës. Zv Drejtorja e QK Dubravë, Znj.Zyrafete Imeraj njoftoi ABGJ-në për nevojat e asociacionit të sapofromuar. Asociacion  në statutin e tij fokusohet tek fuqizmi i rolit te grave në shërbimin korrektues , dhe qëllimi i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit me ABGJ-në në drejtimin e ngritjes së kapaciteteve të anëtarëve të asociacionit përmes organzimit të trajnimeve nga fusha e legjislacionit që garanton barazinë gjinore.

ABGJ do të koordinohet dhe mbështetë një cikël trajnimesh bazuar ne kërkesat e zyrtareve në këtë shërbim.