gusht 29, 2018 10:10
Koordinatori Nacional në bashkëpunim me ABGJ  dhe mbështetjen e UN Women  takuan përfaqësuesit e Mekanizmave Koordinues në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq

Me datë 09-10-2018 Koordinatori Nacional në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore , dhe mbështetjen e UN Women takuan me përfaqësuesit e Mekanizmave Koordinues në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Krijimi i mekanizmave Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje është një nga aktivitetet e parapara në Planin e Veprimit të Strategjisë për Mbrojtje nga dhuna në familje 2016-2020. 

Në takim u diskutua mbi rëndësinë e fuqizimit të rolit dhe pozitë së  Zyrtareve për Barazi Gjinore në  nivelin Lokal, nevojat  për mbështetje  financiarë të mekanizmave Koordinues lokal për zbatimin e planit të  veprimit. Qëndrueshmëria  financiare për strehimoret ekzistuese që strehojnë  viktimat e dhunës në familje ,mungesën  e  shtëpisë së sigurte në pjesën veriore të qytetit ,sigurimi i mbështetjes së pushtetit  qendrorë për mekanizmat Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje
Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe KE e ABGJ u zotuan se së shpejti do ta përcjellin shkresën sqaruese tek kryetarët e komunave për obligimet e nivelit komunal karshi Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje, fuqizimit te rolit te ZBGJ dhe mekanizmit Koordinues.
Takimi u  mbajt në  lokalet OJQ “AKTIV “ne Mitrovicë