gusht 29, 2018 10:13
ABGJ me 18 dhe 19 Tetore ka marr pjesë në takimin e 8 te radhës të vendeve kandidate të BE, dhe kandidateve potenciale

Agjencia për Barazi Gjinore me ftese të Institutit Evropian për Barazi Gjinore mori pjesë në takimin e 8 të radhës të  shteteve anëtare dhe para anëtarësim,në Vjene- Austri. Në takimin dy ditore ABGJ prezantoi për aktivitet e zhvilluara gjate kësaj periudhe kohore siq janë : Hartimi i PKBGJ, mbajtja e ciklit te trajnimeve për vlerësimin e ndikimit gjinore dhe ciklin e publikimeve , dhe aktiviteteve te tjera te cilat u realizuan me mbështetjen e SIDA’s .

Po ashtu ne ditën e dyte te takimit u prezantuan praktikat e mira – iniciativat e suksesshme te cilat mund te përdoren si shembuj suksesi, me këtë rast ABGJ prezantoi “ Masën afirmative për regjistrimin e pronës ne emër te te dy bashkëshorteve, pa pagese” e cila u realizua me qellim te rritjes se qasjes se grave ne prone dhe fuqizimit ekonomik te tyre.