gusht 29, 2018 10:14

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Koordinatorin Nacional për Dhunë në  Familje  në mbeshtje  të  UNWOMAN  kanë  mbajtur  punëtorinë në Tiranë /Shqipëri    me temën “Rritja e funksionalizimit të mekanizmave koordinues institucionalë ekzistues në nivel lokal si dhe ngritja e tyre në komunat ku mungojnë”
Qëllimi i kësaj  punëtori  ishte  mbështetja e  Zyrtareve për Barazi Gjinore në nivelin komunal në  themelimin e mekanizmave koordinues  për  dhunë në familje në Komunat  të  cilat ende nuk i kanë  të themeluara  këta  mekanizma  dhe  njëherit  funksionalizimin e mekanizmave ekzistues  .

Në këtë takim  kanë  marrë pjesë ZBGJ nga 27  Komuna të Kosovës dhe përfaqësuesja nga Asociacioni i Komunave  . Në këtë takim  u diskutua   për  sfidat  dhe problemet  në këtë  drejtim .