gusht 29, 2018 10:16
ABGJ në bashkëpunim me MSH  kanë  mbajtur trajnim për Ligjin  për Mbrojtje nga  dhuna në familje  dhe Procedurat Standarde te Veprimit me  fokus tek punëtorët shëndetësor

Agjencia për Barazi Gjinore  në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë me date 06.11.2018  ne Prishtinë kanë  mbajtur  trajnimin orientues  me temën Ligji  për Mbrojtje nga  dhuna ne familje  dhe Procedurat Standarde te Veprimit  fokusi tek punëtorët shëndetësorë.

 Në këtë punëtori  është diskutuar për  dhunën ne familje në Kosove në fokus te veçante  Procedurat  Standarde te Veprimit  si dhe  zbatimi i tyre   nga ana e punëtorëve shëndetësorë, mjek/e, infermierë/e . Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë .

Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me MSH dhe prezantuan përfaqësues të këtyre dy institucioneve dhe policia e Kosovës. Trajnimin e ndoqën punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë,  psikolog, infermier  të regjionit të Prishtinës