gusht 29, 2018 10:17
ABGJ në bashkëpunim me MSH kanë mbajtur trajnim në Mitrovicë për Ligjin për Mbrojtje nga dhuna në familje dhe Procedurat Standarde te Veprimit me fokus tek punëtorët shëndetësor

Agjencia për Barazi Gjinore  në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë me datë 07.11.2018  ne Mitrovicë kanë  mbajtur  trajnimin orientues  me temën Ligji  për Mbrojtje nga  dhuna ne familje  dhe Procedurat Standarde te Veprimit  fokusi tek punëtorët shëndetësorë.

Në këtë punëtori  është diskutuar për   dhunën ne familje në Kosove  në fokus te veçante  Procedurat  Standarde te Veprimit  si dhe  zbatimi i tyre   nga ana e punëtorëve shëndetësorë, mjek/e, infermierë/e . Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë .

Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me MSH dhe prezantuan përfaqësues të këtyre dy institucioneve. Trajnimin e ndoqën punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë,  , infermier  të regjionit të Mitrovicës.