December 20, 2018

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore”.

Dita: E premte

Data: 21 Dhjetor 2019

Ora: 11:00 – 12:30

Vendi: Qendra e Konferencave Orion, Prishtinë.

 

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në pjesë në konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore", më 21 Dhjetor në ora 11:00 në Qendrën e Konferencave Orion, Prishtinë.

Fjala hyrëse do të mbahet  nga Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Ndërsa, folësit kryesor në panel do të jenë: Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor; Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore; Yll Buleshkaj, Zëvendës Drejtor, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore(IFES) dhe Besa Luzha, Koordinatore e Programit, Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra në Prishtinë.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Gratë e reja të përfshira në parti dhe procese politike” menaxhuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë. Konferenca ka për qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të ideve rreth përfaqësimit të barabartë gjinor në procesin e reformës zgjedhore.