Me 14.10.2020 Agjencia për Barazi Gjinore, në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, organizojnë takim të konsultativ të nivelit të lartë në shënim të 25 vjetorit të Platformës së Pekinit dhe 20 vjetorit të Rezolutës 1325-Gratë,Paqja dhe Siguria

October 06, 2020
Me 14.10.2020 Agjencia për Barazi Gjinore, në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, organizojnë takim të konsultativ të nivelit të lartë në shënim të 25 vjetorit të Platformës së Pekinit dhe 20 vjetorit të Rezolutës 1325-Gratë,Paqja dhe Siguria.
Ky takim konsultativ synon të forcojë njohuritë dhe të stimulojë bashkëpunimin midis akterëve institucional dhe shoqërisë civile në luftimin e fenomenit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Gjithashtu takimi do ta ritheksojë rëndësinë e fuqizimit ekonomik si parakusht për parandalimin dhe eliminimin e dhunës në baza gjinore.
Për arsye të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19, numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa takimi do te transmetohet drejtëpërdrejtë në platformën sociale Facebook
përmes faqes së QKSGj-së.