ABGJ mirëpriti në takim Znj.Isabelle Servoz-Gallucci -Shefe e Zyrës së KE në Prishtinë,dhe Znj. Larissa Kireeva nga Divizioni për Barazi Gjinore në KE në Strasburg

February 06, 2019

Agjencia për Barazi Gjinore sot mirëpriti në takim znj. Isabelle Servoz-Gallucci -Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe Znj.Larissa Kireeva nga Divizioni për Barazi Gjinore në Këshillin e Evropës në Strasburg.                                                                                                                                                       

Qëllimi i këtij  takimi ishte të diskutohet dhe të prezantohet projekti i ri i Këshillit të Evropës që do të ketë në fokus  dhunën në baza gjinore dhe mënyrat e bashkëpunimit me institucionet e Republikë së Kosovës.

Në emër të ABGJ-së Kryeshefja Egzekutive Edi Gusia, njoftoj musafiret me mandatin e Agjencisë për Barazi Gjinore , përkushtimin dhe angazhimin e ABGJ-së si hartuese e Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Procedurave Standarde të Veprimit për trajtimin e rasteve të dhunës në Familje, dhe Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore ,në drejtim të parandalimit dhe luftimit të fenomenit të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në Familje. Znj.Gusia njoftoj se ABGJ gjatë vitit 2018 ka orientuar rreth 25% te buxhetit të saj në drejtim të zbatimit të Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në familje 2016-2020, ku njëkohësisht ABGJ ka përgjegjësinë Zv.Koordinatorit Nacional për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Mbrojtje nga Dhuna në familje 2016-2020 .

Znj .Gusia njoftoj musafirët se ABGJ përkrahë iniciativën e Këshillit te Evropës për asistencë në drejtim të ndihmës së institucioneve për ta avancuar qasjen në drejtësi të mbijetuarave të dhunës, financimit të qëndrueshëm të strehimoreve, sensibilizimit të pushtetit lokal për përgjegjësinë dhe zbatimin e kësaj strategjie. Po ashtu vlerëson se fuqizimi ekonomik i të mbijetuarave duhet të konsiderohet si prioritet nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe njëkohësisht trajtimi i dhunuësve duhet të jetë obligues derisa duhet asistuar në krijimin e programeve që trajtojnë dhunuesit. Hapja e një strehimoreje për burrat dhe djemtë, si dhe një strehimoreje të përbashkët në Mitrovicë duhet trajtuat si prioritet.

Të pranishmit u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në vazhdimësi gjatë fazës së zbatimit të projektit të Këshillit të Evropës.