Forumi Ekonomik i Grave fton që të aplikohet për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi

June 12, 2020

THIRRJE PËR APLIKIM

 

Forumi Ekonomik i Grave, i koordinuar nga Instituti Riinvest me mandat për periudhën  2020-2022, nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 - mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave” i iniciuar dhe financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur fton gratë të cilat kanë humbur punën si pasojë e pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të aplikojnë për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në zbutjen e gjendjes sociale të grave të cilat kanë humbur punën në sektorë joformal gjatë Pandemisë COVID -19, gratë/nënat vetushqyese dhe gratë që nuk përfitojnë ndihma tjera sociale.

SI TË APLIKONI?

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Deklarata nën betim lidhur me humbjen e vendit të punës (plotësohet nga të gjithë aplikuesit kur të dorëzohet aplikimi; nëse aplikoni në mënyrë elektronike, formularin e shkarkoni nga linku në vijim: https://bit.ly/2UiPqHB).
  2. Çfarëdo dëshmie që keni humbur vendin e punës (në mungesë të dëshmisë mund të merret parasysh deklarata nën betim e specifikuar në pikën 1);
  3. Certifikata familjare – dëshmi e gjendjes familjare që dëshmon se jeni nënë vetushqyese;
  4. Vërtetimi nga Trusti Pensional të cilët dëshmojnë se kandidates nuk i janë  paguar kontributet pensionale gjatë tre muajve të fundit.

Përparësi do t'u jepet grave që rrisin fëmijë jetimë dhe atyre që kanë fëmijë me nevoja të veçanta (certifikatat për të dyja këto kategori duhet të merren nga institucionet përkatëse dhe të dorëzohen me rastin e aplikimit). 

KOHA E APLIKIMIT

Aplikimi është i hapur nga data 2 Qershor 2020 deri me datën 19 Qershor 2020. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga një komision i përcaktuar.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet (i) drejtpërdrejtë në adresën e poshtëshënuar; (ii) përmes postës, apo (iii) përmes postës elektronike.

Adresa: Instituti Riinvest rruga Lidhja e Prizrenit nr.56, 10000 Prishtinë (Lagjja Tophane afër shkollës fillore Meto Bajraktari). Adresa elektronike: forumiekonomikigrave@gmail.com.

Për informacione më të hollësishme, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 038 244 320; apo në adresën elektronike të sipërshënuar.  

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest; Rrjeti i Grave të Kosovës; Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D); Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase; dhe Kosova-Women 4 Women.