Glavni Izvrsni Dikor ABGJ-a

Agjencia drejtohet nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e (më tej “KE”), i/e cili/a do të emërohet nga Komisioni për Emërimin e zyrtarëve të Lartë Publik (KELP) në pajtim me procedurën për emërimin e zyrtarëve të lartë të shërbimit civil.

KE i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryeministrit të Kosovës.
KE është përgjegjës për:

  • Administrimin dhe drejtimin e përgjithshëm të Agjencisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij/asaj ;
  • Sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme dhe të këshillave profesionale për Qeverinë e Kosovës;
  • Organizimin dhe funksionimin e Agjencisë dhe nxjerrjen e vendimeve dhe udhëzimeve administrative për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e tij/asaj;
  • Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Agjencisë ;
  • Zbatimin e politikave jo diskriminuese brenda Agjencisë;
  • KE mbikëqyrë dhe koordinon punën e divizioneve të Agjencisë;
  • KE përfaqëson Agjencinë.

KE e cakton nëpunësin e autorizuar financiar të Agjencisë dhe kujdeset për respektimin e vendimeve, udhëzimeve dhe urdhëresave administrative si dhe rregullave financiare që mund të nxirren për këtë qëllim nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, apo nga organet e tjera përkatëse.

Biografia

Edi Gusia

Drejtoresh Ekzekutive
Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminstrit

+381 38 200 14 281

Edi.Gusia@rks-gov.net

 

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors