Në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me simbolin e kordeles vjollcë, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si hapa thelbësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetës.

Përmes këtij simboli, ABGJ përcjell mesazhin se kujdesi për shëndetin e grave, qasja në shërbime shëndetësore dhe mbështetja për gratë që përballen me kancerin e gjirit janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors