Agjencia për Barazi Gjinore priti në takim Drejtoreshën Rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore znj. Belén Sanz Luque

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit ka mirëpritur sot në takim znj. Belén Sanz LuqueDrejtoreshë Rajonale e UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Znj. Sanz Luque ishte e shoqëruar nga znj. Vlora NushiDrejtoreshë e Zyrës së UN Women në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore dhe UN Women në Kosovë, si dhe për prioritetet kombëtare në fushën e barazisë gjinore. Palët ndanë mendime mbi mënyrat e forcimit të partneritetit institucional dhe thellimit të bashkëpunimit në mbështetje të avancimit të të drejtave të gravefuqizimit të tyre në jetën publike dhe ekonomike, si dhe në përmirësimin e politikave gjinore në nivel kombëtar dhe lokal.

Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe e mbështetjes së vazhdueshme të UN Women në zbatimin e politikave publike që synojnë zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar partneritetin në realizimin e politikave dhe iniciativave që kontribuojnë në barazi gjinoredrejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kossovë.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors