Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM, në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, po mban trajnimin e radhës për policët e rinj dhe pjesëtarët e patrullave policore në Komunën e Mitrovicës, me fokus në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Trajnimi synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të policëve si reagues të parë, me theks në identifikimin, trajtimin dhe referimin e rasteve, si dhe mbrojtjen e viktimave.

Temë qendrore janë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, si dhe zbatimi i Konventës së Stambollit dhe përgjegjësitë institucionale.

Agjencia për Barazi Gjinore mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke avancuar mekanizmat e mbrojtjes dhe qasjen në drejtësi për viktimat

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors