Trajnimi synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të policëve si reagues të parë, me theks në identifikimin, trajtimin dhe referimin e rasteve, si dhe mbrojtjen e viktimave.
Temë qendrore janë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, si dhe zbatimi i Konventës së Stambollit dhe përgjegjësitë institucionale.
Agjencia për Barazi Gjinore mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke avancuar mekanizmat e mbrojtjes dhe qasjen në drejtësi për viktimat