Trajnimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ngritjen e kapaciteteve profesionale të anëtarëve të mekanizmit, si dhe avancimin e njohurive dhe praktikave në trajtimin dhe mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës.
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse, rëndësinë e koordinimit ndërmjet tyre dhe nevojën për një qasje të përbashkët në identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.