ABGJ në kuader tê shënimit të 16 diteve te aktivizimit, ka ndermarre iniciativen për senzibilizimin e shoqërise, me fokus te stafi shëndetësor, gjinekolog dhe mami, për parandalimin dhe trajtimin e dhunës obstetrike. Ky trajnim i akredituar nga Oda e Infermierëve është partneritet i ABGJ me PRAK ( shoqata e pacienteve) dhe LuxDev. Dhuna Obstetrike sipas definicioneve ndërkombëtare êshtë:: Veprimet ose mosveprimet nga personeli shendetêsorë gjatë kujdesit të shtatzênisë, lindjes dhe pas lindjes, që përfshijnë abuzim fizik, poshtërim verbal, procedura mjekësore pa pëlqim, mungesê konfidencialiteti, ose refuzim të ofrimit të kujdesit”. Fillimisht ështê prezantuar hulumtimi i realizuar nga znj. Eurisa Rukovci, ” 95 %. Realiteti i dhunës Obstetrike në Kosove” i realizuar në 2025, me nje mostër prej 1229 gra, nga te cilat 1,171 të grave të deklaruan qe kishin përjetuar ndonje formë të dhune ose keqtrajtim obstetrik, trajtim fizik te dhunshëm, fyerje ose përdorim force pa nevojê. Trajnimi synon të inicoje dialogun, informimin, krijimin e mekanizmave funksional te monitorimit, mbikqyrjes dhe pêrmirësimit të cilësise së trajtimit dhe llogaridhenies, përmirësimim e trajtimit të grave në një nga periudhat më të ndjeshme nëpër të cilat kalojnë gratë në procesin e lindjes.