Fillimisht është realizuar analiza e situatës, si bazë për identifikimin e sfidave dhe prioriteteve, e cila i ka paraprirë hartimit të Planit të Veprimit 2027–2029. Procesi i hartimit të PKBGJ-së 2025–2035 është udhëhequr nga parimet e pjesëmarrjes, partneritetit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës. Gjatë një periudhe dyvjeçare, në të kanë kontribuar gjithsej 424 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse, përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, gjyqësorit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave të grave, komuniteteve jo shumicë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ky proces ka mundësuar përfshirjen e perspektivave dhe përvojave të ndryshme, duke forcuar pronësinë e përbashkët dhe përgjegjësinë institucionale e shoqërore për zbatimin e Programit. PKBGJ 2025–2035 ndërtohet mbi arritjet dhe mësimet e nxjerra nga Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020–2024, dhe mbështetet në parimet e të drejtave të njeriut, ndjeshmërisë ndaj konfliktit, ndërsektorialitetit dhe transformimit shoqërorë. Dokumenti eshte publikuar per diskutim publik, në tre gjuhë ne platformen e Qeverise per diskutime publike.
Një dimension i veçantë strategjik i Programit është integrimi i agjendës së Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gratë, Paqja dhe Siguria”, përmes një shtylle të veçantë, të ndërlidhur ngushtë dhe në mënyrë plotësuese me dy shtyllat e tjera të PKBGJ-së. Nuk mund te ketë agjende për paqen dhe sigurinë nëse paralelisht nuk investohet në fuqizim ekonomik, rritjen e pjesmarrjes se grave dhe vajzave ne procese, dhe te jenë eliminuar sterotipet gjinore, dhuna ndaj grave , dhe ngacmimin seksual. Procesi eshte mbeshtetur me asistence teknike permes projektit GEF, financuar nga BE i zbatuar nga UN WOMEN.