Qëllimi kësaj punëtorie ishte te identifikoj pengesat që mbajnë larg gratë nga vendimmarrja, te mbështes pjesëmarrjen e tyre, duke ndarë eksperiencat, sfidat dhe përvojat e grave qe tani me janë ne pozita vendimmarrëse:
Duke ndarë sfidat dhe përvojat për të inkurajuar gratë që të jenë më të guximshme
– Duke ndarë shkathtësitë dhe njohuritë teknike me njëra-tjetrën për të zhvilluar kapacitetet
– Duke i mundësuar grave të marrin autoritet dhe përgjegjësi në rolet e tyre, duke marrë vendime të nivelit të lartë
– Duke motivuar, nxitur, këmbëngulje dhe vetëbesim për të vazhduar zhvillimin e karrierës
– Duke inkurajuar gratë që të aplikojnë për role më të gjëra dhe drejtuese të nivelit të lartë (proceset e Rekrutimit me Bazë në Meritokraci – RBM)
Organizimi i kësaj punëtorie u financua nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, ne kuadër të prioriteteve te vendosura në PKBGJ 2020-2023, dhe projekti i rekrutimit për pozitat e larta në Kosovë, zbatuar nga BDO LLP në partneritet me Talogy dhe financuar nga Ambasada Britanike.