96 - Rreth Abgj | ABGJ

KRYESHEFI/JA EKZEKUTIV/E E/I ABGJ-së


Agjencia drejtohet nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e (më tej “KE”), i/e cili/a do të emërohet nga Komisioni për Emërimin e zyrtarëve të Lartë Publik (KELP) në pajtim me procedurën për emërimin e zyrtarëve të lartë të shërbimit civil.

KE i përgjigjet drejtpërsëdrejti Kryeministrit të Kosovës.
KE është përgjegjës për:

  •  Administrimin dhe drejtimin e përgjithshëm të Agjencisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij/asaj ;
  •  Sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme dhe të këshillave profesionale për Qeverinë e Kosovës;
  •  Organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  dhe nxjerrjen e vendimeve dhe udhëzimeve administrative për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e  tij/asaj;
  •  Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Agjencisë ; 
  •  Zbatimin e politikave  jo diskriminuese  brenda Agjencisë; 
  •  KE mbikëqyrë dhe koordinon punën e divizioneve të Agjencisë; 
  •  KE përfaqëson Agjencinë.

 KE e cakton nëpunësin e autorizuar financiar të Agjencisë dhe kujdeset për respektimin e vendimeve, udhëzimeve dhe  urdhëresave administrative si  dhe rregullave financiare që mund të nxirren për këtë qëllim nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, apo nga organet e tjera përkatëse.

 

Biografia

Edi Gusia

Kryeshefe Ekzekutive
Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminstrit

+381 38 200 14 281

Edi.Gusia@rks-gov.net

Top