Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore se bashku me përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës morën pjesë në Forumi e parë për Barazi Gjinore, i cili synon të identifikoj dhe tejkaloj pengesat në rrugën drejt një Bashkimi Evropian të barabartë gjinor

October 27, 2022

Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore se bashku me përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës morën pjesë në Forumi e parë për Barazi Gjinore, i cili synon të identifikoj dhe tejkaloj pengesat në rrugën drejt një Bashkimi Evropian të barabartë gjinor. Ai ofron një platformë për të shkëmbyer eksperienca dhe ekspertizë në lidhje me çështjet e barazisë gjinore me vendimmarrësit e nivelit të lartë politik, praktikuesit dhe shoqërinë civile. Në ditën e dytë u mbajt edhe takimi i 14 me radhë i Institutit Evropian për Barazi Gjinore me shtetet kandidate dhe para kandidatë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, ku ABGJ prezantoi për nivelin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrjen ekonomike, dhe iniciativat e Qeverisë së RKS për ta rritur pjesëmarrjen e grave ne bordet e ndërmarrjeve publike. Po ashtu, janë prezantuar investimet e Qeverisë për ta adresuar fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi përmes fondit për garanti kreditore dhe inkuadrimit te grave ne punësim përmes formalizmit respektivisht Masa 1.3. që përfshin Mbështetjen e punësimit të grave.