ABGJ ka hapur fushaten e 16 Ditëve të Aktivizmit me Ndriçimin e Ndërtesës së Qeverisë

November 25, 2018

Agjencia për Barazi Gjinore me rastin e 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas e ka filluar fushaten e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimi e Ndërtesës së Qeverisë - Zyrës së Kryeministrit me simbolin e Kordeles së Bardhë dhe Ngjyrën Portokalli, në përkujtim dhe nderim të viktimave të dhunës, ku për here të parë do të shfaqen emrat e të gjitha grave që kanë humbur jetën në dy dekadat e fundit . Ndërtesa është ndriquar prej orës 17:00 deri ne oren 24:00.Kjo inciative është përkrahur nga fondet financiare të SIDA Suedeze .

Që nga viti 2005, ABGJ ka organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit.

Me këtë rast ABGJ ka realizuar videospotin televizive i cili është transmetuar në Radio Televizionin e Republikës se Kosovës ”Thuaj jo Ngacmimit seksual në vendin e punës” financuar nga Sida:

-  500  fletushka me numrat kontaktues të te gjithë ofruesve të shërbimeve për mbrojtje nga dhuna në familje,

-100 emblema dhe 100 ombrella, 200 çanta bezi me simbolin e kordeles se bardhë,

-  Emblemat metalike, fletushkat dhe follderat i janë shpërndarë të gjithë Ministrave dhe zv Ministrave si dhe 6 zv Ministreve, 

             - Emblema, fletushka, foldera, kimika, çanta si dhe publikime tjera të ABGJ janë shpërndarë gjatë Konferencës Rajonale “ Qasja në drejtësi për vikitimat e dhunës në familje dhe dhunës baza gjinore”.

Po ashtu, ABGJ i është drejtuar me kërkesë Ministrive dhe Komunave për vendosjen e Kordelës së Bardhë, në të gjitha Ueb faqet e tyre Zyrtare. Minisitritë që kanë vendosur Kordelen e Bardhë gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit janë: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Diaspores dhe Invsetimeve, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria për Komunitet dhe Kthim, Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës. Nërsa, Komunat qe kanë vendos kurdelen janë: Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Dragash, Skenderaj, Istog, Deçan, Kamenicë, Podujevë, Malishevë, si dhe Juniku.

Agjencia për Barazi Gjinore ka vazhduar me mbajtjen e trajnimeve në regjionin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit. Trajnimin janë mbajtur për prezantimin e Ligji për Mbrojtje nga dhuna në familje dhe Procedurat Standarde të Veprimit. Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë. Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me Zyrtarën për Barazi Gjinore në Minstrinë e Shëndetësisë.

Të ftuarit në trajnimin ishin përfaqësues nga institucionet shendetësore: punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë, psikolog, infermier të regjionit të Prishtinës, Mitriovicës, Gjilanit.

-  Trajnimi i parë u mbajt me 06 nëntor 2018 në Komunën e Prishtinës ,  ku të ftuar ishin gjithsejtë 33 persona, prej tyre 30 gra dhe 3  burra.

- Trajnimi i dytë u mbajt me datë 07 nëntor  2018, në Komunën e Mitrovicës  ku pjesëmarrës ishin gjithsej 30 persona  nga te cilët 16  burra dhe 14 pjesëmarrëse ishin gra .

-  Trajnimi i tretë u mbajt me datë 08  nëntor  2018 në komunën e Gjilanit , pjesëmarrës në trajnim ishin gjithsejtë 33 persona, prej tyre 16 burra  dhe  17 gra. Gjithësej pjesëmarrës në këto punëtori ishin 96 perona .

Në kuadër të fushates është ribotuar  dokumenti i Procedurave Standare të Veprimit.

Po ashtu ABGJ, ka shpërndarë tek Deputete e Republikës së Kosovës emblemene me simboline e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.