ABGJ ka hapur fushaten e 16 Ditëve të Aktivizmit me Ndriçimin e Ndërtesës së Qeverisë
Agjencia për Barazi Gjinore me rastin e 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas e ka filluar fushaten e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimi e Ndërtesës së Qeverisë - Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, në përkujtim dhe nderim të viktimave të dhunës, ku për here të parë do të shfaqen emrat e të gjitha grave që kanë humbur jetën në dy dekadat e fundit . Ndërtesa është ndriquar prej orës 17:00 deri ne oren 24:00.Kjo inciative është përkrahur nga fondet financiare të SIDA Suedeze .
Që nga viti 2005, ABGJ ka organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit.
Me këtë rast ABGJ ka realizuar videospotin televizive i cili është transmetuar në Radio Televizionin e Republikës se Kosovës ”Thuaj jo Ngacmimit seksual ne vendin e punës” finacnuar nga Sida
- 500 fletushka me numrat kontaktues të te gjithë ofruesve të shërbimeve për mbrojtje nga dhuna në familje
-100 emblema dhe 100 ombrella, 200 çanta bezi me simbolin e kordeles se bardhë
- Emblemat metalike, fletushkat dhe follderat i janë shpërndarë të gjithë ministrave dhe zv Ministrave si dhe 6 zv Ministreve.
Emblema, fletushka, foldera, kimika, çanta si dhe publikime tjera të ABGJ janë shpërndarë gjatë Konferencës Rajonale “ Qasja në drejtësi për vikitimat e dhunës në familje dhe dhunës baza gjinore”.
Po ashtu, ABGJ i është drejtuar me kërkesë ministrive dhe komunave për vendosjen e kordelës së bardhë, në të gjitha ueb faqet e tyre zyrtare. Minisitritë që kanë vendosur kordelen e bardhë gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit janë: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Diaspores dhe Invsetimeve, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria për Komunitet dhe Kthim, Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës. Nërsa, Komunat qe kanë vendos kurdelen janë: Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Dragash, Skenderaj, Istog, Deçan, Kamenicë, Podujevë, Malishevë, si dhe Juniku.
Agjencia për Barazi Gjinore ka vazhduar me mbajtjen e trajnimeve në regjionin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit. Trajnimin janë mbajtur për prezantimin e Ligji për Mbrojtje nga dhuna në familje dhe Procedurat Standarde të Veprimit. Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë. Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me Zyrtarën për Barazi Gjinore në Minstrinë e Shëndetësisë.
Të ftuarit në trajnimin ishin përfaqësues nga institucionet shendetësore: punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë, psikolog, infermier të regjionit të Prishtinës, Mitriovicës, Gjilanit.
- Trajnimi i parë u mbajt me 06 nëntor 2018 në komunën e Prishtinës , ku të ftuar ishin gjithsejtë 33 persona, prej tyre 30 gra dhe 3 burra.
- Trajnimi i dytë u mbajt me datë 07 nëntor 2018, në komunën e Mitrovicës ku pjesëmarrës ishin gjithsej 30 persona nga te cilët 16 burra dhe 14 pjesëmarrëse ishin gra .
- Trajnimi i tretë u mbajt me datë 08 nëntor 2018 në komunën e Gjilanit , pjesëmarrës në trajnim ishin gjithsejtë 33 persona, prej tyre 16 burra dhe 17 gra.
- Gjithësej pjesëmarrës në këto punëtori ishin 96 perona .
Është ribotuar edhe dokumenti i Procedurave Standare të Veprimit.
Po ashtu ABGJ, ka shpërndarë tek Deputete e Republikës së Kosovës emblemene me simboline e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.