Agjencia për Barazi Gjinore, përmes përfaqësueseve të saj, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga KFOR-i në Selanik, me rastin e 25-vjetorit të Rezolutës 1325

Agjencia për Barazi Gjinore, përmes përfaqësueseve të saj – Drejtoresh e ABGJ-së Edi Gusia, Shefja për Legjislacion Leonora Selmani dhe Zyrtarja për Bashkëpunim Adelina Kajtazi – po marrin pjesë dhe ka prezantuar në Konferencën e organizuar nga Misioni i KFOR-it, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “Gratë, Paqja dhe Siguria”, e cila po mbahet në Selanik, Greqi.
Gjatë konferencës, është theksuar përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e kësaj rezolute të rëndësishme. Kosova është ndër vendet që ka zhvilluar një qasje të veçantë dhe efektive në zbatimin e Rezolutës 1325, duke arritur rezultate konkrete dhe të matshme. Kjo rezolutë është integruar si një shtyllë e veçantë në kuadër të Programit Kombëtar për Barazi Gjinore 2020–2024. Vlerësimet e zbatimit të këtij programi tregojnë një tejkalim të buxhetit të planifikuar nga Qeveria e Kosovës për financimin e aktiviteteve që ndërlidhen me këtë agjendë.
Suksesi i Kosovës në zbatimin e Rezolutës 1325 mbështetet kryesisht në vullnetin politik dhe në bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional, me theks të veçantë në rolin e organizatave të grave dhe shoqërisë civile që veprojnë në fushën e paqes, sigurisë dhe barazisë gjinore. Kjo përvojë po shërben si model edhe për vende të tjera në rajon dhe më gjerë.
Agjencia për Barazi Gjinore mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, të vazhdojë të avancojë agjendën për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në proceset paqësore dhe vendimmarrëse