Po mbahet Konferenca Shkencore “Barazia Gjinore dhe Institucionet” në kuadër të 20-vjetorit të Agjencisë për Barazi Gjinore

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, dhe në mbështetje të Un Women ka organizuar Konferencën Shkencore me temën “Barazia Gjinore dhe Institucionet”, si vazhdimësi e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre qeveritare.
Konferenca ka synuar të bashkojë studiues të politikave publike, akademikë, përfaqësues të bizneseve dhe vendimmarrës për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me ndërthurjen e barazisë gjinore dhe funksionimin e institucioneve.
Në hapje të konferencës, fjalë përshëndetëse mbajtën:
Prof. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës,
Prof. Asst. Rozafa Basha, Zv. Rektore për Internacionalizim dhe Shkëmbime Akademike,
Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore,
Vlora Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë.
Konferenca është duke u zhvilluar në tri sesione tematike:
Sesioni 1: Fuqizimi ekonomik i grave dhe politikat
“Sipërmarrësia e grave: Pse rezultatet janë kaq të ndryshme?”
Prof. Emeritus Iraj Hashi, Staffordshire University
“Pjesa e fundit e kthesës illiberale dhe politika sociale në Ballkanin Perëndimor: Një politikë familjare më produktiviste në zhvillim”
Dr. Artan Mustafa, European University Institute
“Nga Ekselenca Akademike te Pabarazia Profesionale: Kuptimi i përfaqësimit të ulët të grave në rolet e udhëheqjes në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut”
Zana Sherifi, Lutfije Ademi, Valbona Arifi, South East European University
“Financa e Gjelbër me Përgjegjësi Gjinore: Mekanizmat Institucionalë për Promovimin e Barazisë në Kalimin në Ekonomi të Gjelbër”
Prof. Asoc. Fisnik Morina dhe Prof. Theranda Begiri, Universiteti “Haxhi Zeka”
“Informaliteti i Gjinive në Ekonominë Institucionale: Evidencë nga Ballkani Perëndimor”
Prof. Adnan Efendic, Universiteti i Sarajevës
Sesioni 2: Roli i institucioneve arsimore në avancimin e barazisë gjinore
“Promovimi i barazisë gjinore brenda institucioneve akademike”Prof. Barbara Hey, Austria
“Udhëkryqi i Kërkimit dhe Veprimit: Reflektimi mbi Implikimet e Politikave të Akademisë dhe Organizatat e të Drejtave të Grave në Turqi”
Prof. Emel Memis, Ankara University
“Efektet e ndryshimeve në shkollimin e detyrueshëm mbi rezultatet arsimore dhe ato të tregut të punës sipas gjinisë: Rasti i Kosovës”PhD kandidat Burim Prenaj, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës
“Efektet gjinore të pagave nga mos-përputhja horizontale dhe vertikale: Evidencë nga Kosova” PhD kandidat Fitor Murati, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës
“Integrimi i qasjeve transformuese gjinore në kurrikulën dhe pedagogjinë e edukimit të hershëm”
Sara Nicole Baxley, Lektore e RIT Kosovo (AUK), konsulente ekspertë gjinore me KWN
Sesioni 3: Barazia gjinore dhe përfaqësimi
“Tendencat dhe kundërshtitë gjinore në migrimin e profesionistëve të shëndetësisë”
Ruth Vollmer dhe Kalie Kerpaçi, Bonn International Centre for Conflict Studies
“Gjinia dhe institucionet mediatike: Përfaqësimi politik i grave në debatet e zgjedhjeve lokale 2021 dhe 2025”
Prof. Asst. Remzie Shahini-Hoxhaj, Zv. Dekane për Projekte dhe Infrastrukturë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës
“Kush punësohet? Analizë e faktorëve që ndikojnë në punësim në Kosovë sipas gjinisë”
PhD kandidat Nora Jusufi, Prof. Ardiana Gashi, Prof. Emeritus Nick Adnett, Universiteti i Prishtinës dhe Staffordshire University
“Matja e diskriminimit gjinor në paga në Kosovë në dritën e standardeve të Bashkimit Evropian” Prof. Iliriana Islami dhe Prof. Remzije Istrefi, Universiteti i Prishtinës
“Faktorët që ndikojnë në punën pa pagesë gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë”
Prof. Ass. Lura Rexhepi, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës