Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM po mban punëtorinë për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2025–2035

Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, po mban për dy ditë radhazi, duke filluar nga sot, punëtorinë e parë për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2025–2035 (PKBGJ).
Në këtë punëtori po marrin pjesë anëtarë të Grupit Punues të PKBGJ, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, civile dhe ndërkombëtare, të cilët po kontribuojnë me ekspertizën dhe përvojën e tyre drejt zhvillimit të dokumentit strategjik kombëtar për barazi gjinore.
Gjatë punëtorisë po prezantohet Analiza e Situatës për tre shtyllat kryesore të Programit:
- 
	
Shtylla I: Fuqizimi Ekonomik dhe Jetesa
 - 
	
Shtylla II: Zhvillimi Njerëzor, Media dhe Marrëdhëniet Gjinore
 - 
	
Shtylla III: Gratë, Paqja dhe Siguria
 
Procesi i ri i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2025–2035 ndërtohet mbi sukseset dhe mësimet e nxjerra nga PKBGJ 2020–2024, duke synuar të përcaktojë vizionin kombëtar, qëllimet dhe objektivat kryesore, si dhe planin e veprimit me përgjegjësitë përkatëse, burimet dhe afatet kohore për zbatimin e aktiviteteve që lidhen me:
- 
	
avancimin e parimeve të barazisë gjinore,
 - 
	
përmbushjen e të drejtave të grave,
 - 
	
ndërtimin e një shoqërie të paqshme, të begatë dhe të barabartë për gratë dhe burrat në Kosovë.
 
Analiza e Situatës për Programin e ri është mbështetur nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Instrumenti për Barazi Gjinore”, i zbatuar nga UN Women.