November 25, 2020
ABGJ hap zyrtarisht fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit, me nënshkrimin e marrëveshjeve me institucionet e arsimit parashkollorë privatë dhe me kopshtet e regjistruara si OJQ
Me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, nënshkruajti marrëveshjet me përfitueset e fondit “Mbështetje financiare të institucioneve të arsimit parashkollorë privatë dhe të regjistruara si OJQ” –Masa 10. Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
Me këtë rast Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia theksoi se vlera totale e pakos për rimëkëmbjen ekonomike për Agjencinë për Barazi Gjinore është 1 milion euro, dhe janë 115 çerdhe private në nivel të Kosovës që kanë përfituar nga kjo ndihmë.
Sipas Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, është fakt që kemi diferenca të mëdha gjinore në tregun e punës, që shkojnë në 1 me 4, 3, ku deri në 4 herë meshkujt janë më të privilegjuar, më të përfaqësuar në tregun e punës se sa gratë dhe kjo gjendje sigurisht do të duhet të ndryshojë.
Të gjitha studimet që ekzistojnë për rëndësinë e barazisë gjinore tregojnë që për aq kohë sa shoqëritë nuk janë të barabarta, përveç se është shkelje e të drejtave njerëzore, është problem edhe shoqëror edhe ekonomik, sepse gjysma e potencialit ekonomik, social, etj. nuk është vënë në funksion të zhvillimit të shoqërisë, prandaj duhet të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim.
Duke folur për ndikimin e pandemisë Covid -19 në zhvillimin ekonomik, me theks në ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, Kryeministri Hoti tha se sot përmbyllet një cikël i aktiviteteve në kuadër të masës së 10-të, për mbështetje financiare për gratë në biznes me 2 milionë euro, prej të cilave 1 milion ndahen menjëherë dhe 1 milion deri në fund të këtij viti” .Kryeministri Hoti u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryej të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për parandalimin e dhunës ndaj grave, si kauzën më fisnike të shoqërisë.
Në emër të kopshteve private foli Gëzime Rexhepi –Çollaku e cila theksoi se me mbylljen e kopshteve private dhe publike në muajin korrik ka qenë një dëm i madh sidomos i kopshteve private dhe se ende jemi duke i ndier pasojat e te funksionuarit