Agjencia për Barazi Gjinore priti në takim delegacionin e “Our Secure Future”
.jpg)
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, znj. Edi Gusia, priti sot në takim një delegacion të organizatës ndërkombëtare Our Secure Future (OSF), të përbërë nga znj. Sahana Dharmapuri, Zëvendëspresidente e OSF-së, znj. Keri Zolman, Drejtoreshë Asociuar, dhe z. Luke Englebert, Menaxher Projekti i Akademisë së Planit Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës treditore të delegacionit në Prishtinë, gjatë së cilës OSF po angazhohet me institucione qeveritare, organizata të shoqërisë civile dhe Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me synim vlerësimin e gjendjes aktuale dhe të përparimit të Kosovës në avancimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria.
Agjencia për Barazi Gjinore theksoi rëndësinë e përkushtimit të institucioneve të Kosovës në hartimin e Planit Kombëtar për Barazi Gjinore (PKBGJ) dhe në avancimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e OSF-së për fuqizimin e grave në proceset e paqes, sigurisë dhe vendimmarrjes.