October 30, 2023

Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në komunën e Deçanit dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women po mbajn trajnim një ditor për "Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës".

Gjatë trajnimit janë prezantuar format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj.